E ndërsa KQZ, po rinumëron 64 kutitë e kontestuara nga PDIU dhe PS, mësohet se partia e Shpëtim Idrizit ka bërë një kërkesë ne KQZ, për hapjen e të gjitha kutive në qarkun e Tiranës dhe kerkon rinumërimin e tyre.

Ka qenë Erion Manohasa, përfaqësuesi ligjor i PDIU-së, që ka depozituar kërkesën në KQZ, për hapjen e të gjitha kutive në Titanë.

E ndersa ne KQZ po rinumerohen kutite e fundit, PDIU vazhdon të mbetet me vetem pak vota më shumë se më 25 qershor.

Kujtojmë se mandati i Idrizit në Tiranë është humbur në zgjedhjet e 25 qershorit për vetëm 37 vota, mirëpo PDIU dhe Idrizi pretendojnë se u janë vjedhur votat.

Megjithatë pavarësisht rinumërimit, diferenca e votave deri më tani nuk është shumë e madhe dhe Idrizi duket se po mbetet jashtë Parlamentit.