Pas një jave me temperatura ekstremisht të larta si pasojë e masave ajrore tepër të nxehta sahariane, në këtë fundjavë priten ndryshime të kushteve atmosferike.
Duke nisur nga dita e shtunë, gradualisht do të kemi tërheqjen e masave ajrore të nxehta, ndërsa të dielën nga Ballkani veriror do të afrohet një front i ftohtë, i cili do të sjellë një sistem me vranësira të shoqëruara me reshje shiu në zonat malore pjesërisht dhe në zonat e ulëta reshjet do të jenë në formën e rrebeshëve dhe stuhive të izoluara.
Në bregdet, në jug të vendit, do ketë reshje shiu dhe rrebeshe të forta. Nga reshjet e shiut do preken edhe zonat e bregdetit të Durrësit. Ndërsa zona e plazhit të Velipojes dhe Shëngjinit ditën e diel pritet që të mos preken nga moti i keq.
Megjithatë, temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme në të gjithë vendin, duke u luhatur nga 22 gradë Celsius në zonat malore deri në 32 grade në zonat e ulëta dhe bregdet.
Por në mesjavën tjetër pritet të afrohen sërish erërat e nxehta sahariane, me temperaturat që do të pësojnë rritje duke iu afruar vlerave deri në 37 gradë Celsius, duke zgjatur edhe përtej fundjavës.
Pas temperaturave sahariane, vjen shiu dhe stuhitë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Historia përsëritet/ Të shtëna në një shkollë në Filipine, tre të vdekur dhe tetë të plagosur, sulmi ndodhi gjatë pushimit të drekës
Ndryshon vlera e zhdoganimit, do të paguhet më shtrenjtë për makinat e përdorura
Po luante futboll gjatë ajrimit, Veliaj pëson frakturë në këmbë
Peka zbardh detajet: EULEX e hetoi Kosovën për 24 vite, nga ’93 deri në 2017





