Themeluesit e PD-së së Durrësit, ata të cilët kanë kontribuuar në 27 vjet që kur është themeluar kjo parti politike, kanë hedhur akuza të rënda në drejtim të kreut të PD-së Lulzim Basha.
Muharrem Aga, pjesëmarrës në takimin që u zhvillua në Durrës nga ish-themelues i degës së Durrësit para grupimit “antiBasha”, deklaroi se do të dorëzojë kartën e anëtarësisë të marrë prej tij në ’91-shin, nëse Basha nuk do të hapë Partinë Demokratike për të gjithë demokratët.
Muharrem Aga, Sefer Durishti, Drita Gjibnali, ish-kreu i FRPD-së Arjan Dedej, e shumë të tjerë që morën fjalën në takimin e zhvilluar, pohuan se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen pas humbjes skandaloze të PD-së në Shqipëri në zgjedhjet e 25 qershorit, dhe humbjes së thellë në Durrës.
Demokratët thanë se me Bashën kryetar, PD shkrihet si formacion politik, dhe asnjë prej demokratëve të vërtetë nuk ka më vend aty.
Ata thanë se selia e PD-së është mbyllur për popullin demokrat durrsak.
Ndjekim deklaratat e tyre.
K.H.





