Pas vendimit që mori dje KQZ, sot do të rihapen rreth 70 kuti votimi për disa qendra në Tiranë, ku palët politike kanë pasur pretendimet e tyre për rezultatin nga zgjedhjet e 25 qershorit.
Pas udhëzimeve të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka nisur shpërndarja e numëruesve në 4 tavolina. Dhe pas përfundimit të numërimit të kutisë së parë, nga rezultatet që përcjell KQZ, mësohet se kutia me nr.1558/1, PS ka siguruar 148 vota, LSI 68 vota dhe PDIU 1 votë. PDIU më herët në këtë qendër nuk kishte asnjë votë.
PDIU-ja kërkon një mandat për Shpëtim Idrizin dhe rinumërimin e 41 kutive, edhe PS-ja kërkon rinumërim të 23 kutive, pasi sipas tyre ka mospërputhje mes pamjeve filmike që disponojnë dhe shifrave në tabelat e rezultateve.
Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së e ka humbur mandatin për 38 vota, ndërkohë që PDIU pretendon se asaj i mungojnë të paktën 66 vota në disa kuti votimi në Qarkun e Tiranës.





