Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë sot rinumërimin e fletëve të votimit në 72 kuti të Tiranës, për të cilat shprehën ankimim PDIU dhe PS.

Po ashtu, procesi do të realizohet edhe për ankesën e paraqitur nga PD për dy QV në Berat. Vendimi është miratuar dje me votë unanime.

Procesi i rinumërimit do të nisë në orën 10.00 në KQZ dhe rezultati do të  ndajë nëse mandati do t’i shkojë PDIU-së së Shpëtim Idrizit, i cili me 37 vota mund të kalojë pragun për t’u bërë deputet i Parlamentit për legjislaturën 2017-2021.