Pas një kohe të gjatë mes vapës përvëluese, meteorologët japin lajmin e mirë për nisjen e rënies së temperaturave.
“Temperaturat e mëngjesit kanë pësuar një rënie me mesatarisht 1.6 gradë C”, shkruan “Meteoalb”, teksa parashikon sot një ditë me vranësira, por me mundesi fare të pakët për shira.
E ENJTE
Kthjellimet dominojnë të gjithë vendin deri në mesditë kur në veri do të ketë zhvillim të vranësirave por mundësia për shira mbetet e pakët.
Edhe pasditja do vijojë me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa vranësirat shtohen në gjithë zonat malore duke rrezikuar nga shira të përkohshme ekstremin verior dhe zonat verilindore.
Gjatë natës, pjesa më e madhe e vendit mbetet kryesisht me kthjellime, por vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore gjatë kufirit lindor. Temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë, më e ndjeshme në zonat veriore dhe verilindore të vendit.
Era do fryjë mesatare deri pas mesdite kur pritet forcim i shpejtësisë mbi 45 km/h nga drejtimi dominant verior duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.





