Një 21-vjeçar nga Fushë-Kruja është arrestuar si autor i dyshuar i kultivimit të 54 bimëve Cannabis Sativa, të zbuluara në kodrën e Vrionit.

I riu Roland Mesi u arrestua nga policia e Durrësit në kuadër të operacionit masiv për kontrollin e territorit për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë Durrës

Në vijim të njoftimit të dhënë sot, ku në zbatim të Plan- operacionit për kontroll në të gjithë territorin për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike, ku operacioni  u krye  mbi bazën e informacioneve policore konkretisht në Kodrën e Vrionit në Fushë-Krujë u evidentuan dhe u asgjesuan 54 bimë cannabis sativa, të kultivuara në tokë  të hapur rishtas,  ju informojmë se;

Po mbi bazën e  informacioneve policore si dhe  veprimeve profesionale të kryera nga Policia e Fushë-Krujëes, rreth orës 16:00  të ditës së sotme  Efektivët e Komisariatit të Policisë Krujë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• Roland Mesi 21 vjeç, banues në Fushë-Krujë, si autor të dyshuar të 54 bimëve Cannabis Sativa rë kultivuara në Kodrën e Vrionit.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Kultivimi I bimëve narkotike" parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.