Astrit Patozi dhe Besnik Mustafaraj, të njohur si dy kritikues të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha janë takuar sot në qytetin e Durrësit me anëtarësinë e kësaj partie në qytetin bregdetar.

Sipas Besnik Mustafaj, ky takim bëhet për të shpëtuar Partinë Demokratike.

“Jemi këtu për të shpëtuar PD. Ne duam debat për arsyet e humbjes së zgjedhjeve,” ka thënë ai.

"T'i japim te kuptoje Bashes qe kjo nuk eshte fushate. Ne duam debat per arsyet e humbjes. Duam qe te kete nje fushate te drejte e te dale kryetari i ri i PD per kater vitet e ardhshme”, vijoi më tej Mustafaraj.

Ndërkohë, Leonard Olli tha se "PD nuk ka humbur vlerat e saj, sepse ju jeni deshmia. PD nuk eshte prone e nje individi. Ajo qe ndodhi me PD eshte zerimi i fjales se demokrateve. Ne Durrës, PD ne 2005 doli 8 me zero. Sot jemi ne rezultatin me te dobet historik. Asnje propozim i bazes nuk ishte ne lista. Kjo eshte arsyeja pse jemi ketu. PD duhet te hapet. Basha te mbaje pergjegjesi per humbjen”.

Të shumtë kanë qenë demokratët durrsakë që kanë marrë pjesë në takimin e thirrur nga ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi, i cili nisi nga Durrësi nismën "Bashkëbisedim me demokratët".

Patozi është një nga kritikët më të ashper te liderit te PD, Lulzim Basha dhe shpalli kandidaturën e tij për kryetar, por kërkoi një garë të ndershme dhe të drejtë dhe dorëheqjen e kryetarit Basha, i cili pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit shpalli vetëngrirjen e tij nga funksionet në PD.

K.H.