Vijon operacioni masiv antikanabis në të gjithë vendin për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike.
Operacioni është zhvilluar nga ajri, toka si dhe mbi bazën e informacioneve policore.
Policia e Durrësit informon se janë asgjësuar 54 bimë cannabis sativa, të kultivuara në tokë të hapur rishtas në mes të shkurreve, në kodrën e Vrionit në Fushë-Krujë.
Bimët janë evidentuar nga Policia e Fushë-Krujës mbi bazën e informacioneve policore.
Gjatë paradites së sotme është zhvilluar operacioni për asgjësimin e këtyre bimëve.
Policia, në bazë të informacioneve policore ka bërë të mundur identifikimin e dy të rinjve nga Fushë-Kruja si autorë të dyshuar, dhe po vijon puna për kapjen e tyre.
Gjatë operacionit të sotëm, në kuadër të transparencës, kanë marrë pjesë edhe një grup reporterësh.





