Prokuroria e Durrësit ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit që liroi nga burgu Alket Hatijan, i cili u arrestua të shtunën me qëllim që të ekstradohej në Itali.

Prokurori i çështjes kishte kërkuar 40 ditë burg për Hatijan deri sa të mbërrinte nga Italia kërkesa për ekstradim, por gjykatësi Petraq Curri e liroi me arsyetimin se nuk kishte prova të mjaftueshme. Në një situatë të tillë, Prokuroria ka apeluar këtë vendim duke kërkuar përsëri arrestimin e Alket Hatijës, i cili është i dënuar në mungesë në Itali me 20 vite burg.

Ai akuzohet për trafik të 340 kg heroinë dhe 200 kg kokainë nga Shqipëria në Itali. I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, Hatija u kap tre ditë më parë nga Policia e Durrësit. Ai jetonte në një vilë bunker në Berat.