Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu, në fshatin Brret, Bashkia Krujë, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 75 bimë kanabis.

Për këtë rast, ka filluar procedimi penal në ngarkim të shtetasve:

 • F.K. 57 vjeç, Kryeplak i fshatit Brret.

• B.Xh. 76 vjeç, banues në fshatin Brret, Krujë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

• O.Xh. 51 vjeç, banues në fshatin Brret, Krujë, djali i shtetasit B.Xh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.