Noizy dhe Elgit Doda dy artistët më të dashur për publikun shqiptar, janë të njohur për hitet e tyre bombastike. Para 6 vitesh ata lançuan këngën “Vetëm ti je”. Pas këtij suksesi erdhi një tjetër këngë po aq e bukur e cila titullohej “Pa mu”.

Mesa duket artistët janë bërë sërish bashkë për të sjellë një tjetër hit. Këtë lajm e ka konfirmuar Elgiti ditë më parë përmes një postimi në rrjete sociale, ku shihej Noizy nga studioja muzikore.

“Another one ft Noizy”, ka shkruar Doda krahas fotos.

Së fundmi, dyshja ka finalizuar këngën e re, bëhet fjalë për “Ti Ti”, që është pjesë e albumit të ri të Noizyt

“Noizy nis albumin dhe kushedi kur mbarojnë kongët. Ti Ti të premten”, shkruajnë artistët në postimet e fundit.