Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën ndaj Emiljano Shullazit.

Shkak është bërë mungesa e dy gjyqtarëve të trupës gjykuese. Sot pritej dëshmia e pesë personave, mes tyre ish-drejtorit të Hipotekës, Ilirjan Muho dhe avokatit Neshat Fana. 

Mosplotësimi i trupës ka bërë që Krimet e Rënda të shtyjnë për më 18 korrik seancën në ngarkim të Shullazit.