Modelja braziliane, Camila Luz fiton një shumë marramendëse prej 100 mijë dollarësh në muaj për fotot që poston në rrjetet sociale dhe kjo vetëm për shkak të ngjashmërisë që ka me supermodelen Kendall Jenner.

Luz ka treguar se njerëzit e ndalojnë në rrugë dhe i kërkojnë fotografi pasi e ngatërrojnë me 25-vjeçaren Jenner. 

“Kam ardhur nga Brazili pak javë më parë, e njerëzit më ndalojnë në rrugë e më pyesin nëse jam Kendall Jenner”, tha Camila duke shtuar se nuk ishte e suprimuar nga kjo gjë, pasi i ndodh shpesh që ta ngatërrojnë.

Camila ka zbuluar se pamja e saj është e gjitha natyrale dhe se nuk ka bërë asnjë operacion plastik. Ajo ka punuar me markat e revistave globale si “Marie Claire” dhe “Glamour”.