Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer mbrëmë në lagjen “15 Shtatori” në Tepelenë, i cili ka vijuar gjatë gjithë natës.
Forcat zjarrfikëse, ushtria dhe banorë të zonës janë angazhuar gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të mos lejuar avancimin e tij.
Ndërsa në orët e para të mëngjesit ka mbërritur edhe një helikopter nga Tirana për të neutralizuar flakët e zjarrit.
Deri tani raportohet se flakët kanë shkrumbuar mbi katër hektarë pisha dhe shkurre. Terreni i vështirë dhe kodrinor ka bërë të mundur ka bërë të mundur hapjen e zjarrit me shpejtësi.
Situata është alarmante, por fatmirësisht era ka drejtuar flakët në drejtim të kurorës së gjelbër, duke larguar rrezikun nga shtëpitë private që ndodhen aty pranë, spitali dhe depoja e ujit.





