Gjatë ditës së djeshme kryeministri Edi Rama kërkoi nga qytetarët të tregojnë eksperiencën negative në zyrat e administratës shtetërore, ku kanë komentuar mijëra ndjekës të kryeministrit në ‘Facebook’.
Por një qytetar ka qenë edhe më i ashpër teksa kërkon nga kryeministri të ulë çmimin e karburantit dhe të mos bëjë lloqe. Gjithashtu ai shkruan se asistenca që marrin familjet në nevojë është e ulët dhe sipas tij nuk ka shanse të gjesh punë pa mik dhe lek.
Komentuesi: Ule çmimin e karburantin o rame jemi shteti m kot n bot ti bën lloqe 2mij lek asistec marin familjet shqiptare nuk ka asnje lloj shanci te gjesh pun pa mik dhe lek ti vazhdon na tregon prralla.
Replika e Ramës: Shkruhet perralla o Allaraj jo prralla dhe e kam shpjeguar njeqind here qe ne cmimin e karburantit paguhet edhe taksa e qarkullimit, te cilen vendet e tjera e kane te ndare vec, nderkohe qe 2mij leke asistence nuk ka e pune pa mik gjendet qe c’ke me ate pune kur nuk i ben naze punes





