Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “24 Maji”, përballë Gjykatës së Apelit, në Vlorë. Mësohet se grabitësi ka goditur me thikë në këmbë një 26-vjeçar, dhe i ka marrë 100,000 lekë të xhiros ditore, të kompanisë ku punon.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.07.2017, ora 05.13, në lagjen “24 Maji”, përballë Gjykatës së Apelit, persona të paidentifikuar, kanë goditur me thikë në këmbë shtetasin F.B, vjeç 26, banues në Vlorë dhe i kanë marrë rreth 100,000 lekë të xhiros ditore, të kompanisë ku punon. Neni 139 i Kodit Penal.