Një 21-vjeçar ka mbërritur i pajetë në spitalin e Fierit.

Policia bën me dije se rreth orës 17:30 janë njoftuar nga Spitali Rajonal Fier se ka shkuar i vdekur shtetasi D.K, 21 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier.

Sipas policisë, viktima dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor i ngritur për çështjen po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.