Plazhet e Durrësit janë të sigurta e nuk kanë ndotje. Drejtoria e Shëndetit Publik në Durrës, e cila ka monitoruar ujin e detit e ka kryer analizat bakterologjike të ujit të detit, jep garancinë se plazhet në Durrës janë brenda parametrave ndërkombëtare pa ndotje.
Deklarata është bërë nga kreu i Drejtorisë së Shëndetit Publik parësor, Kristaq Huta, i cili tha se në krahasim me vitet e shkuara, situata është shumë më e mirë në pjesën e bregdetit i cili është i frekuentuar me plazhistë e pushues nga të katër anët e botës.
Janë disa pika të tjera, aty ku nuk bëhet plazh, ku nuk është bërë asnjëherë që gjendjen në hartën e pikave të nxehta për shkak të mungesës së investimeve. “Kanali i Vollgës, hidrovori apo grykëderdhja e Erzenit mbeten pika të nxehta, por në këto pika nuk ka pushues, dhe nuk ka asnjë rrezik të mundshëm”.
Është i treti vit me radhë që monitorimi bëhet çdo 15 ditë. Investimi i madh që u bë në zonën e plazhit të Durrësit me vlerë 6.5 milionë Euro në rrjetin nëntokësor dhe në infrastrukturën mbitokësore ka ndikuar edhe më shumë në pastërtinë e ujit të detit. Të gjitha kanalet e ujërave që derdheshin në det tani janë disiplinuar me ndërtimin e kolektorit kryesor e rrjetit nëntokësor të kanalizimeve.
K.H.





