Sërish situatë e rënduar nga trafiku në rrugët shqiptare që të çojnë në bregdet. Përveç paradites së sotme, lëvizja drejt zonave bregdetare dhe anasjellas është kthyer në një makth për pushuesit edhe gjatë pasdites.

Policia bën të ditur se prej orës 17:00 ka filluar të rëndohet trafiku në aksin rrugor Gjiri i Lalzit-Maminas-Tiranë, i cili është i ngarkuar nga automjete të shumta, ndërsa policia rrugore thotë se do të devijojë herë pas here trafikun nga Hamallaj-Perlat-Sukth. Me anë të një deklarate të shkurtër, Policia kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve.

Për shkak të fluksit të madh të mjeteve nga Gjiri i Lalzit-Maminaz-Tiranë herë pas here Policia Rrugore mund të bëjë devijimin e trafikut nga Hamallaj-Perlat-Sukth. Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve me qëllim shmangien e bllokimit të trafikut”, thuhet në njoftim.