Astrit Patozi vijon të bëjë publike qëndrimet e tij kundër fushatës që po zhvillohet për zgjedhjet për kreun e PD-së.

Në një postim në Facebook, ai akuzon Bashën se i bëri demokratët gazin e botës.

Patozi shkruan se ndërsa përfaqësues të PS-së iu marrin mendimin njerëzve pasi iu kanë marrë votat, Basha u kërkon votat, pasi u ka marrë mendimin.

STATUSI I PATOZIT:

KËTË MUND TA KISHE KURSYER LULZIM BASHA

Na ke bërë, realisht, gazin e botës. Sikur të mos mjaftonin talljet e fushatës me barsoleta tepsie dhe me çunin e mirë, që donte të pinte dy nëna apo loja me ngjyrat dhe simbolet tona.
Tani në lajme po shohim përditë drejtues dhe deputetë të Partisë Socialiste, që u marrin mendimin njerëzve, pasi u kanë marrë votat, dhe kryetarin tonë, që u kërkon votën atyre, pasi u ka marrë mendimin.
A thua se ne kemi fituar dhe Edi Rama ka humbur në këto zgjedhje. Këtë, të paktën, mund t’ia kishe kursyer demokratëve Lulzim Basha!