Një incident është regjistruar në Burrel para takimit të Bashës me simpatizantët demokratë në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kreut të PD.
Ish-deputeti demokrat Bedri Hoxha është goditur nga një person pranë Pallatit të Kulturës.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë, Hoxha ka bërë denoncim në polici.





