Një i moshuar 82-vjeçar është gjetur i pajetë në breg në plazhin e Zvernecit, ndërsa trupi është dërguar në morgun e spitalit.

Trupi i përket shtetasit me inicialet Z.I. nga Fieri, ndërsa u pikas nga pushuesit pranë zonës, të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

Nga ekspertiza mjeko – ligjore rezulton se ai ka pësuar infarkt gjatë kohës që po pushonte, pasi kishte probleme me zemrën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.