Për aq kohë sa tatimi mbi vlerën e shtuar është 20%, në një drekë familjare prej katër anëtarësh, i pesti që ushqehet është shteti. E thënë ndryshe, nëse fatura e një dreke kushton 10 mijë lekë të rinj për katër persona, 2 mijë lekë automatikisht shkojnë si tatim mbi vlerën e shtuar për shtetin.
Problematika është ngritur gjerësisht nga operatorët turistikë në Durrës, të cilët, me paketat turistike që ofrojnë, jo në pak raste humbasin konkurrencën e drejtpërdrejtë me vendet e rajonit, për shkak të taksave të vendosura nga qeveria shqiptare.
Eduart Xhepa, kreu i shoqatës së Hoteleri-Turizmit në Durrës, i kërkon qeverisë të ulë TVSh-në e prodhimeve bujqësore e blegtorale vendase në raport me vendet e rajonit.
“Tatimi mbi vlerën e shtuar në masën 20% ose tvsh-ja për prodhimet vendase, frenon në masë prodhimin vendas dhe çmimet janë më të larta për të gjithë konsumatorin”, thotë Xhepa.
Propozimi i shoqatës së turizmit në Durrës ëhstë që “nëse operatorët turistikë vendas duan të konkurrojnë me vendet e rajonit, qeveria shqiptare duhet të ulë nga 20 % në 4% tatimn mbi vlerën e shtuar për prodhimet vendase, bujqësore, blegtorale dhe ato të peshkut. Paketat turistike që ofrojnë operatorët turistikë në Shiqipër mbeten ende shumë të larta, pavarësisht se është ulur tvsh-ja për akomodimin në hotel”.
Xhepa mer shembull shtetin italian. Në Itali, për prodhimet vendase tvsh-ja është 4%, në Shqipëri 20%.
Ndjekim deklaratën!
K.H.





