Policia e Durrësit ka bërë të mundur gjetjen e familjes së 6-vjeçarit të humbur sot në lagjen 13 të qytetit, në zonën e plazhit.
Burime zyrtare bëjnë me dije se familjarët janë paraqitur në stacionin e policisë së plazhit dhe e kanë marrë vogëlushin në shtëpi.
I mituri është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë i sigurtë e i qetë pranë familjarëve.





