Policia e Durrësit ka gjetur në plazh një fëmijë të humbur. Bëhet fjalë për një fëmijë rreth 6 vjeç që mendohet të jetë banues në Tiranë. Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund ta njohin të bashkëpunojnë për të gjetur familjen e tij dhe në dispozicion për këtë qëllim ka vënë numrin e telefonit: 0694110217.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.07.2017, në lagjen Nr. 13,  Plepa është gjetur nga Efektivet e Stacionit të Policisë Plazh një fëmijë i mitur , i seksit mashkull.

Nga veprimet e deritanishme dyshohet se shtetasi e ka emrin Mateo Piperi, 6 vjeç,  banues në Tiranë.

Është rreth 1 m i gjatë, me tipare të zeza, flokë të prera shkurt ngjyrë të zezë dhe një palë pantallona të shkurtra ngjyrë blu.

Fëmija është në ambientet e Stacionit të Policisë Plazh në gjendje të mirë shëndetësore.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimin e çdo shtetasi, i cili ka ndonjë informacion mbi familjen e fëmijës së gjetur të kontaktojnë në numrin 0694110217.