Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi ta hetojë në kushtet e arrestit të shtëpisë nusen që tentoi të helmonte vjehrrën, por ky vendim ka irrituar familjen Stafa nga Sheteli i Shijakut. Kryefamiljari, i cili akuzohet nga nusja për përdhunim, shprehet i indinjuar për lirimin e saj, ndërsa e profilizon me një personazh negativ dhe mosmirënjohes 19-vjeçaren që e futi tetë muaj më parë në shtëpinë e tij si nusen e djalit, duke u betuar se do ta trajtonte si vajzën e tij që nuk pati kurrë. Gjatë një prononcimi për mediat, Eduart Stafa hedh poshtë akuzat e nuses për përdhunim duke theksuar se është gati të përballet me analizat shkencore, ndërkohë tregon se ajo ishte si një gjarpër në shtëpinë e tyre. 

Tetë ditë më parë, Elda Tanushi hodhi helm insektesh në gotën e kosit për të helmuar vjehrrën e saj, Arjana Stafën, me të cilën kishin mosmarrëveshje. Fatmirësisht ajo piu vetëm pak kos nga gota e helmuar dhe arriti të shpëtonte për mrekulli nga vdekja.

Ndjekim prononcimin: 

K.H.