Një fëmijë shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa po lahej në një pishinë në provincën e Forli-së në Itali.
‘Forlitoday’ shkruan se i mituri ka rrëshqitur në hapësirën midis dy vaskave të mëdha të pishinës dhe si pasojë ka përplasur kokën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.00 të pasdites së sotme.
Menjëherë pas aksidentit 13-vjeçari identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, është transportuar me urgjencë në spitalin Bufalini të Cesena-s, ndërsa thuhet se është në gjendje të rëndë për jetën. Po ashtu, mediat lokale raportojnë se vogëlushi ishte transportuar me një helikopter, për të shmangur çdo incident.





