Dy persona kanë përfunduar në pranga pasi kanë tentuar të vjedhin karburant nga automjetet e gazsjellësit TAP.
Burime nga policia bëjnë me dije se roja i një shoqërie private të sigurisë fizike dhe bashkëpunëtori i dyshuar i tij, janë arrestuar teksa tentonin të vidhnin një sasi nafte në automjetet e gazsjellësit ‘TAP’.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë vunë në pranga shtetasit A.F., 38 vjeç, (me detyrë roje në një Shoqëri Private të Sigurisë Fizike) si edhe D.N., 27 vjeç, banues në fshatin Voskop.
Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 7 në fshatin Polenë, shtetasit e sipërpërmendur janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin një sasi karburanti, në mjetet e parkuara të gazsjellësit “TAP”.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Vjedhja”.





