Gjykata e Apelit në Durrës, ka dënuar me 4 muaj burg ish-kryetarin e komunës së Rrashbullit, Hysen Gashi.
Më parë Gjykata e Shkallës së Parë e kishte shpallur të pafajshëm, ndërsa Prokuroria e Durrësit kishte kërkuar një dënimin prej 5 vitesh burgim për ish-kryekomunarin e Rrashbullit.
Hysen Gashi akuzohet për “Shpërdorim të detyrës” më shumë se një herë, gjatë procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës.
Hysen Gashi icili u zgjodh kryetar komune nën siglën e PD-së, u arrestua në vitin 2014.





