Disa persona janë përfshirë në një sherr sot pranë sheshit “Pranvera” në Durrës, ndërsa është dashur prania e uniformave blu për qetësimin e situatës.
Dëshmitarët e pranishëm në vendngjarje tregojnë për “DurrësLajm”, se kanë qenë duke ecur një vajzë e shoqëruar nga një djalë, kur ka shpërthyer sherri mes këtij të fundit dhe dy djemve të tjerë.
Dyshohet se kanë qenë motive banale ato që ndezën konfliktin e çastit mes të rinjve, që pasoi deri në përleshje fizike.
Edhe në praninë e forcave të policisë, njëri prej tyre kërkon të ballafaqohet sërish me personin që u konfliktua, por fatmirësisht gjithçka ka përfunduar me aq falë ndërhyrjes së efektivëve.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 11:30 të paradites, ndërsa menjëherë pas saj, mësohet se njëri prej protagonistëve ka shkuar në komisariat për të ngritur kallëzim.
Ndiqni pamjet më poshtë, të dërguara nga dëshmitarët në “DurrësLajm”.





