Një 64-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u operua për heqjen e tëmthit. Shtetasi me inicialet Y.G., banues në fshatin Kryekuq në Lushnje, ka ndërruar jetë pas operacionit në spital.

Lidhur me këtë ngjarje pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjorë Tiranë, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 05.07.2017, në spital, mbas operacionit për heqjen e tëmthit ka vdekur shtetasi Y.G, vjeç 64, banues në fshatin Kryekuq Lushnjë. Pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjorë Tiranë, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim.