I pyetur nga moderatori Sokol Balla nëse mund t’i konfirmonte se Gramoz Ruçi do të jetë kryetari i ri i Kuvendit, Rama u përgjigj: Për mua 100% po.

Gjithsesi kryeministri nuk harroi të thotë disi me shaka se për të kjo ishte 100% zgjedhja e duhur, por ndoshta pas emisionit mund t’i vinte ndonjë telefonatë që mund t’i thoshte: Pse s’më pyete mua? Duke nënkuptuar kështu një telefonatë nga Ruçi.