Një 27-vjeçar shqiptar, ka ndërruar jetë tragjikisht në shtetin fqinj, pas një aksidenti që ka pësuar në punë. Shqiptari i identifikuar si Kurt Nezha, ka gjetur vdekjen në spitalin e Genovas në Itali.

Agjencia e lajmeve ‘Ansa’ shkruan se shqiptari, punonte si kopshtar, dhe dje gjatë punës është goditur nga një trung peme në kokë teksa punonte së bashku me një shqiptar në një kopsht në komunën Arenzano, pjesë e provincës së Genova-s.

Por edhe pse i kanë ardhur në ndihmë menjëherë pas aksidentit dhe është dërguar në spitalin “San Martino”, fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetonte plagëve të marra.

Ndërsa, policia po heton çështjen si aksident gjatë punës, ndërsa në hetim janë përfshirë edhe autoritetet shëndetësore. Kjo pasi shqiptarit, prej një muaji i kishte mbaruar leja e qëndrimit në Itali dhe punonte në të zezë.