Kryeministri Edi Rama flet për herë të parë për mediat shqiptare pas fitores së madhe më 25 qershor. Por a është ky triumf një sfidë e pamundur?
“Nëse nuk reflektojmë, në zgjedhjet e ardhshme do të përfundojmë si Partia Demokratike në këto zgjedhje”, deklaroi ai në takimin me deputetët e zgjedhur.
Intervistën për Top Story të Sokol Ballës, Rama ka zgjedhur ta japë nga Sfinksi në Durrës.
Ashtu siç u shfaq edhe gjatë fushatës, Rama nuk ka hequr dorë nga veshja trendy, ku bien në sy çorapet e kuqe, të kombinuara me bluzë, pantallona e atlete të zeza dhe një këmishë të bardhë.





