Një 52-vjeçare, banore në lagjen nr.17 në Durrës është gjetur e vdekur në banesë. Mësohet se 52-vjeçarja është gjetur e vdekur një ditë më parë.
Sipas policisë së Durrësit, “më datë 05.07.2017, në lagjen nr. 17, në banesë është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetësia L.SH, vjeç 52. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale”.
Materialet për këtë çështje u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





