Policia ka bërë me dije një rast të braktisjes së një vajze të mitur nga vetë e ëma e saj.
Ngjarja ka ndodhur në Kavajë. Mësohet se shtetasja me inicialet A.H. ka braktisur fëmijën e saj, një 16-vjeçare.
Në njoftimin e policisë nuk bëhet me dije shkaku i këtij veprimi nga ana e 44-vjeçares, por ajo që mësohet është se gruaja e ka braktisur të bijën kur të dyja kanë qenë në Francë. E mitura është gjetur nga policia dhe raportohet se ndodhet aktualisht në një qendër sociale.
Policia ka nisur hetimet dhe dosjen me kallëzimin penal ndaj 44-vjeçares e ka dorëzuar në Prokurorinë e Durrësit.
Njoftimi i policisë
Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen A.H, vjeç 44, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se duke qenë jashtë shtetit, ka braktisur fëmijën e mitur E H, vjeç 16, i cili aktualisht ndodhet në një qendër sociale në Francë. Neni 124 i Kodit Penal.





