Një vajzë 20-vjeçare ka denoncuar në polici xhaxhain e saj me akuzën se ushtronte dhunë psikologjike ndaj saj.

E reja me inicialet V.A me banim në Gjirokastër, ka akuzuar xhaxhin e saj 51 vjeçar po me banim në këtë qytet, se ka abuzuar me të duke ushtruar dhunë psikologjike. E reja nuk e ka duruar dot presionin e tij dhe ka bërë denoncim në polici.

Blutë e Gjirokastrës i referuan materialet procedurale për hetim të mëtejshëm në prokurori, për veprën penale “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.