Policia e Tiranës ka vënë në pranga djalin e Vehbi Alimuçaj ish-pronarit të firmës piramidale “Vefa”.

Artan Alimuçaj është dënuar nga gjykata me 4 vite burg për veprën penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Nga hetimet rezulton se Artan Alimuçaj ka pasur një llogari bankare në Hungari në shumën 647 mijë dollarë.

Po ashtu edhe babai i tij Vehbi Alimuçaj rezulton se ka pasur një llogari bankare me 328 mijë dollarë, të cilat dyshohet se kanë prejardhje nga aktiviteti i paligjshëm “Mashtrim”  në vitin 1997, kohë kur u rrëzua skema e tij piramidale.