Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra zv.ministrin e Mbrojtjes, Idlir Peçin. Vendimi është marrë në datën 3 korrik në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave.

“Me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Idlir Peçi, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Vendimi

VENDIM Nr. 481, datë 3.7.2017

PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 6 të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: Z. Idlir Peçi, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI Edi Rama