Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën turistike të Golemit.

Burime policore konfirmojnë për DurrësLajm, se rreth orës 02.00 të mëngjesit të sotëm, pranë një lokali në Golem, janë konfliktuar dy të rinj.

Të njëjtat burime konfirmojnë se shtetasit A.M. dhe A.B. janë konfliktuar jashtë një lokali, ndërsa të dy ishin në gjendje të dehur.

Mësohet se dy personat e përfshirë në konflikt ishin nga Tirana dhe Kavaja.

Pas sherrit verbal, konflikti ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës. Kështu, 35-vjeçari A.B. ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

M.B.