Është bërë me dije data e betimit të presidetit të ri të Shqipërisë, Ilir Metës. Me urdhër të tij, momentalisht si kryetar Kuvendi, Parlamenti do të mblidhet në 24 korrik, në orën 18:00, në një seancë të jashtëzakonshme.
Sipas urdhrit, rendi i ditës në këtë mbledhje do të ketë vetëm një pikë, atë të betimit të Presidentit të ri të vendit.
Ilir Meta u zgjodh si president i Republikës në muajin maj vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa në krye të LSI-së kaloi Petrit Vasili, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë.
Në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim pritet që të vendoset Monika Kryemadhi.





