Astrit Patozi dhe Eduard Selami kanë qenë këtë pasdite në zyrën e Sali Berishës, ish-kreut demokrat.

Temë e bisedës mësohet se ka qenë procesi i manipuluar sipas tyre i garës për kreun e PD, raporton syri.net.

Selami po shikohet si  një garues fasade për t'i siguruar një proces në dukje normal Bashës, ndërsa Patozi akoma nuk ka zyrtarizuar kandidaturën e tij në pritje të garancive të procesit.