Dhurata Dora erdhi me një risi ndryshe në bashkëpunimin e fundit. Ajo bashkoi forcat për të realizuar një projekt si kurrë më parë që nuk ishte pritur, me këngëtarin e njohur francez Matrie Gims.
Kënga që mban titullin “Only You” ka kaluar çdo pritshmëri të mundshme. Deri më tani ky rezulton si një nga bashkëpunimet më të suksesshme të këtij viti dhe me siguri do të jetë hiti kryesor i verës.
Projekti është realizuar miks në të dyja gjuhët shqip dhe frengjisht. Nuk kishte si të ishte ndryshe, pasi kombinimi i duhur midis dy artistëve ka rezultuar përfekt.
“Only You” mori vëmendjen edhe të medias franceze, e cila shfaqi prapaskenat e videoklipit të dy artistëve, teksa theksohet që në fillim se Dhurata është artiste shqiptare. Këtë e publikoi dhe vetë artistja në “Instagram-in” e saj, e cila duhet të jetë mjaft e lumtur për arritjen e këtij suksesi.





