Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, me anë të një statusi në profilin e tij zyrtar në “Facebook” ka reaguar ndaj deklaratës së Astrit Patozit, i cili tha në emisionin “Top Story” se Basha i ofroi pazar që ai të mos e sfidojë.

Ristani shkruan se ndjen keqardhje që “negociimi” për garanci statutore dhe kushte të barabarta gare në PD konsiderohet si pazar.

Reagimi i plotë i Arben Ristanit:

Në përmbushje të detyrave të mia si Sekretar i Përgjithshëm i PD dhe në interesin e saj me të mirë, kam bërë përpjekje që gara për kryetar të PD-s të ofrojë garanci statutore, gjithëpërfshirje dhe të jetë një proces bashkimi për partinë ashtu sikurse një proces emancipimi për të gjithë shoqërinë!

Keqardhje që "negocimi" për garanci statutore dhe kushte të barabarta gare konsiderohet si pazar.

Pazari nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e moralit tim ashtu sikurse i kulturës politike të PD-së.