Ujësjellës Kanalizime Durrës (UKD) njofton të gjithë banorët e zonës së Plazhit që të marrin masa për të kryer lidhjet në rrjetin e ri të furnizimit me ujë të pijshëm.
Për pak ditë linja e vjetër do të dalë jashtë përdorimit dhe banorët duhet të bëhen gati për të kryer lidhjet me tubacionin e ri të furnizimit me ujë për te banesat e tyre.
UKD thekson se lidhjet në rrjetin e ri do të bëhen nga punonjës të UKD-së dhe firmës zbatuese të punimeve vetëm për ata që kanë kontratë shërbimi me UKD-në. Personat që nuk kanë kontratë, duhet të paraqiten pranë zyrave të Ujësjellësit për të bërë kontratën dhe për të blerë matësin që më pas të lidhen në rrjetin e ri të furnizimit me ujë të pijshëm.





