Maqedonia goditet nga një tjetër tërmet, lëkundjet e të cilit janë ndjerë edhe në Shqipëri. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.0 ballë të shkallës rihter, ndërsa u regjistrua në orën 13:18 me orën lokale.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 5 kilometra në Kosel të Maqedonisë, 12 km nga Ohri si dhe me një distancë rreth 90 km nga Tirana dhe me thellësi 10 km.
Lëkundjet janë ndier në disa qytete të Shqipërisë, kryesisht në vendet që kufizohen në kufi me Maqedoninë siç është Pogradeci. Për momentin nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale.





