Pas zërave se ai nuk është regjistruar zyrtyarisht në garën për kreun e PD-së, demokrati Astrit Patozi reagon duke sqaruar të vërtetën.
“Jam regjistruar në garë dhe këtë vendim e kam bërë publik para 3 milionë shqiptarëve. Kam bërë të qarta gjithashtu kushtet e mia për të pasur një garë në kushte të barabarta. Dhe dua të përsëris, se nëse kjo garë do të jetë e tillë, do ta shpartalloj Lulzim Bashën”, tha Patozi për “Panorama”.
Ditën e shtunë pasdite, në një dalje nga selia e PD-së, Patozi shpalli zyrtarisht kandidimin e tij duke sfiduar Bashën.





