Sot shiu u ka prishur ditën e plazhit pushuesve dhe përveç kësaj, ka shkaktuar kaos rrugëve të qyteteve bregdetare. Pas fillimit të shiut, të gjithë plazhistët janë çuar menjeherë për t’u larguar, duke shkaktuar trafik.

Nga zona e plazhit në Durrës deri në Maminas, situata ka qenë problematike, ndërkohë që ka munguar shërbimi i policisë për zgjidhjen e situatës.

Radhë kilometrike janë krijuar edhe në Gjirin e Lalzit, ku rreth 7 km rrugë janë bllokuar.

Edhe në plazhin e Durrësit trafiku ka qenë i rënduar për të njëjtën arsye.