Qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës, ka qenë i vështirë gjatë ditës së sotme, për shkak të trafikut shumë të rënduar.

Nga pamjet e siguruara nga “DurrësLajm” tek mbikalimi i Vorës, shihet qartë se  rreth mesditës qarkullimi në njërën prej korsive të autostradës, kur shkon për në Durrës është pothujse i pamundur.

Makina të tëra janë rreshtuar njëra pas tjetrës duke ecur me shpejtësi minimale.

Qytetarëve që kanë lëvizur nga Tirana drej Durrësit u është dashur më shumë kohë se zakonisht për të përshkuar këtë aks.

Trafiku i rënduar mund të ketë ardhur si pasojë e dyndjes së banorëve të kryeqytetit, por jo vetëm, në qytetin bregdetar gjatë fundjavës.

R.O.